Kjo është “klauzola Beckham”, që do ta lejonte rikthimin e Messit te Barcelona

Kjo është “klauzola Beckham”, që do ta lejonte rikthimin e Messit te Barcelona

15 Nëntor 2025 11:16 Alfred Lleshi Prania e Lionel Messit në Barcelonë dhe postimi i tij nostalgjik nga “Spotify Camp Nou” ka ndezur ëndrrat e tifozëve për një rikthim të mundshëm. Dhe kjo nuk është e pamundur, falë asaj që njihet si “klauzola Beckham”, e cila lejon huazime të përkohshme të lojtarëve të MLS gjatë pushimit të kampionatit amerikan. Sezoni i MLS zhvillohet nga shkurti deri në tetor, me “playoff”-et që përfundojnë në fillim të dhjetorit. Gjatë kësaj periudhe, lojtarët mund të huazohen për rreth tre muaj, nga dhjetori deri në fund të shkurtit, pa prishur kontratën me klubin e tyre amerikan. Kjo do t’i mundësonte Barcelonës ta kishte Messin në një fazë vendimtare të sezonit. Raste të ngjashme janë parë më parë me Beckham,...