Antonela, gruaja e Lionel Messit shet rrobat e saj “firmato” për bamirësi

Antonela, gruaja e Lionel Messit shet rrobat e saj “firmato” për bamirësi

15 Nëntor 2025 11:26 Alfred Lleshi Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messit, vendosi të shesë ‘online’ garderobën e saj për të mbështetur një projekt bamirësie. Ajo ka bashkëpunuar me platformën e modës së luksit ‘Vestiaire Collective’, duke nxjerrë në shitje rreth 150 veshje dhe aksesorë nga koleksioni personal në Barcelonë e Miami, përfshirë marka si Louis Vuitton, Prada, Gucci, Versace, Balmain, Miu Miu, Missoni, Alberta Ferretti, Moschino dhe Valentino. Po ashtu, ka vënë në shitje 50 palë këpucë. Antonela tha: “Besoj fuqimisht te moda e qëndrueshme; të dish që çdo rrobë do të vishet dhe do të duhet sërish është inspiruese”. Antonela, 37 vjeçe, ka lindur më 26 shkurt 1988 në Rosario, Argjentinë. Ajo dhe Messi njihen që fëmijë dhe lidhja u bë zyrtare më 2008,...