Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme
15 Nëntor 2025 10:15 Alfred Lleshi Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, shprehu dëshirën për një finale Brazil-Itali në Botërorin 2026. Ai tha: “Italia? Do të duhet të luftojë sërish përmes ‘play off’-eve dhe eliminatoreve të vështira. Shpresoj që të kualifikohet. Duhet të kualifikohet. Sinqerisht, mendoj se do t’ia dalë. Pastaj do të takohemi në finale. Do të ishim të gjithë të lumtur, italianët, brazilianët dhe unë veçanërisht. Emocionalisht për mua do të ishte e mrekullueshme”. Për Brazilin theksoi: “Është një kombëtare e mirë, shumë i mirë. Kemi veteranë të nivelit të lartë dhe të rinj me cilësi. Jemi të rrethuar nga një pasion i jashtëzakonshëm. Na kërkojnë ta fitojmë Botërorin dhe atë do të përpiqemi të bëjmë. Ka...