Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vendi me popullsinë më të vogël, që do të luajë në një Kupë Bote? Vetëm 155.000 banorë…
15 Nëntor 2025 11:05 Alfred Lleshi Curaçao është shumë pranë të bërit një nga tri kombëtaret debutuese në Botërorin 2026, së bashku me Cabo Verde, Jordaninë dhe Uzbekistanin. Fitorja e thellë 7-0 ndaj Bermudës, e afrojnë ekipin e drejtuar nga Dick Advocat, ish-trajner i Holandës, me pjesëmarrjen e parë në një Botëror. Nëse realizohet, Curaçao (155.000 banorë) do të zëvendësojë Islandën (331.000) si vendi më pak i populluar që luan në një Kupë Bote. Advocat është i paralajmëruar për sfidën vendimtare ndaj Xhamajkës. Fitorja ose barazimi siguron kualifikimin, ndërsa humbja e dërgon në “play off”. Po ashtu, Surinami, ish-koloni holandeze, e pavarur nga viti 1975, ruan shanset për debutim. Ata fituan 4-0 ndaj El Salvadorit dhe shkojnë në ndeshjen e fundit të grupit A të...