Shaqiri/ Provokimet na forcuan ndaj Serbisë

Shaqiri/ Provokimet na forcuan ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shkaktuan bujë në mbarë botën me festën e golave të Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror 2018, duke formuar figurën e shqiponjës dykrenore. Provokimet ndaj dy lojtarëve shqiptarë të Zvicrës kishin nisur shumë ditë para ndeshjes, kryesisht në rrjetet sociale, dhe kjo krijoi një ndjenjë të fortë për të fituar. Shaqiri është një nga futbollistët më të shquar në historinë e Zvicrës, me shumë suksese në karrierë dhe momente të paharrueshme. Një prej tyre është padyshim festa me shqiponjën dykrenore pas golit ndaj Serbisë në Rusi, një moment që vazhdon të diskutohet edhe sot. Kapiteni aktual i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një festë të ngjashme. Në emisionin “Gredig Direkt” në televizionin zviceran SRF, Shaqiri foli për këtë moment...