Totti dhe parashikimi për titullin e Romës: Ja kur do të vijë me Gasperinin

Totti dhe parashikimi për titullin e Romës: Ja kur do të vijë me Gasperinin

15 Nëntor 2025 9:55 Alfred Lleshi Gjatë episodit të parë të formatit “AperiTotti” të “Betsson Sport”, Francesco Totti dhe Marco Materazzi zhvilluan një bisedë të këndshme me Pierluigi Pardon, duke ndarë kujtime dhe opinione mbi futbollin. Totti foli për “cucchiaio” e famshme, Botërorin 2006 dhe trajnerët që kanë shënuar historinë e Romës, nga Mourinho te Gasperini. Ikona verdhekuqe i dha besim projektit të ri verdhekuq. “Gasperini është një trajner i mirë, shpresoj të vazhdojë kështu. Titulli i ardhshëm i Romës? Në vitin e 100-vjetorit…”, – tha me buzëqeshje, duke iu referuar vitit 2027. Totti kujtoi gjithashtu kampionatet e humbura ndaj Interit të Materazzit. Për periudhën e Mourinhos, ish-kapiteni verdhekuq nuk ka dyshime: “Top-trajner, numri një. Në dy vite te Roma luajti dy finale. Një e...