Pedri rrëfehet në 360 gradë: Flick i merr gjërat me qetësi, por mos guxoni ta acaroni…

Pedri rrëfehet në 360 gradë: Flick i merr gjërat me qetësi, por mos guxoni ta acaroni…

Pedri nuk është aktualisht me përfaqësuesen e Spanjës, pasi po rikuperohet nga një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, të cilin e pësoi në fund të tetorit, gjatë “El Clásico”. Mesfushori nga Kanaria, figurë kyçe për Hansi Flick, analizoi për mediat e Barcelonës rrugëtimin e tij, të tashmen dhe ambiciet personale e kolektive me klubin e zemrës. Rritja dhe lidershipi – “Që kur erdha këtu kam përjetuar shumë ndryshime. Duken sikur kanë kaluar pak vite, por kanë kaluar mbi 5. Kam mësuar shumë nga shokët e ekipit dhe kapitenët që kam pasur. Tani ndihem në një pozicion udhëheqës brenda ekipit”. Gjaku “culé” – “Kur linda, më vunë menjëherë fanellën e Barcelonës. Gjyshi dhe babai ishin ‘culér’ të flaktë dhe këtë ma kanë trashëguar....