Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Distria Krasniqi vishet sërish me ar, fiton garën në Grand Prix të Zagrebit
Tjetër sukses i madh i xhudos kosovare në garat ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj hungarezes Reka Pup, për të fituar tjetër medalje të artë në garat e rëndësishme të xhudos. Të premten, Distria u shpall kampione në garën Grand Prix në Zagreb. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë xhudistja kosovare e mposhti hungarezen Pupp. Ndaj saj tani ka dhjetë fitore e vetëm një humbje. Prej fillimit të finales, Distria e kishte kontrollin e plotë. Pas 2 minuta e 26 sekonda luftë, Distria realizoi aksion të bukur për “Ippon”. Për Distrinë është e arta e tetë në garat e nivelit Grand Prix. Por 29-vjeçarja për herë të parë ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit. Në vitin 2016 dhe...