Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Botërori 2026/ Lista e plotë e 30 kombëtareve
Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po hyn në fazën e tij vendimtare, ndërsa tashmë 30 kombëtare kanë siguruar matematikisht biletën për në turneun më të madh futbollistik në planet, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Tre vendet organizatore, Kanada, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, ishin të parat që konfirmuan pjesëmarrjen falë statusit të tyre si pritëse të turneut. Atyre u janë bashkuar një numër i madh kombëtareve nga të gjitha konfederatat. Nga Azia, kualifikimin e kanë arritur Japonia, Zelanda e Re, Irani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Katari, si dhe surpriza e madhe Uzbekistani. Amerika e Jugut konfirmon edhe një herë forcën e saj, me gjigantët Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kolumbi, Paraguai dhe Ekuador që do të...