Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelishe” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0. Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartoloviç. Në minutën e 26-të Matej Miliçiç dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën. Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë. Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari. Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë. Përballja e fundit për U-17...