Fitoi 66 trofe me Real Madrid, Perez gati të ndahet me klubin legjendar

Fitoi 66 trofe me Real Madrid, Perez gati të ndahet me klubin legjendar

Presidenti legjendar i Real Madrid, Florentino Perez (78), duket se do të ndërpresë presidencën e tij te klubi më i madh në planet. Media pranë Los Blancos, shkruajnë se Florentino edhe pse ka mandat presidencial deri në vitin 2028 do të dorëzojë “çelsat” vitin që vjen. Në fakt, Real Madridi i epokës së Florentino Perez përkoi me arritjet më të mëdha të historisë së klubit. Shtatë Champions League në mandatin e tij, për një numër rekord 66 trofesh në të gjitha dimensionet futbollistike por dhe rinovimi i ‘Santiago Bernabeu’-t e bëjnë kreun e Real Madridit të paarritshëm nga shumëkush./Sportiim.al/ Vazhdo leximin