Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pritet ndëshkim i rëndë/ Ronaldo rrezikon Botërorin
Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen mes Irlandës dhe Portugalisë, pas një goditjeje me bërryl ndaj Collins në minutën e 61-të. Portugalia humbi 2-0 dhe dështoi të sigurojë zyrtarisht kualifikimin për Botërorin, diçka që pritet të arrihet në ndeshjen e radhës. Përjashtimi i Ronaldos e lë ekipin pa kapitenin e tij në sfidën vendimtare ndaj Armenisë. Sipas rregullores së FIFA-s, veprimet e dhunshme mund të sjellin një pezullim prej tre ndeshjesh ose më shumë. Nëse ngjarja klasifikohet si incident i rëndë, Ronaldo rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e para të Portugalisë në Botëror. Ai ka konfirmuar më herët se Botërori i vitit 2026 do të jetë turneu i tij i fundit madhor. Vendimi përfundimtar për pezullimin e tij do të...