Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Operacioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre
Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre. Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë inspektimit të operacionit për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës. Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim. “Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”, tha ajo. Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat janë të menjëhershme dhe të paracaktuara në ligj. “Vendosja e subjekteve...