No Image Available

Pas Shkodrës, misër me aflatoksinë nga Serbia bllokohet edhe në Elbasan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 50 tonë misër të destinuar për ushqim blegtoral, pas dyshimeve për kontaminim me aflatoksinë B1, një substancë e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve. Përgjegjësi i sektorit të ushqimit në AKU Elbasan, Firdus Kurti, u shpreh se dy ngarkesa me misër të importuar nga Serbia, kanë rezultuar pas analizave laboratorike me praninë e aflatoksinës B1.