Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot përballë Andorrës ndeshjen e parafundit për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026. Në orën 20:45, e gjithë vëmendja është te kuqezinjtë, të cilët sot mund të sigurojnë matematikisht playoff-in e Botërorit. Sylvinho ka vendosur për titullarët, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë, më përjashtim të Myrto Uzunit.