13 Nëntor 2025
18:45
Telesport
Andorrë-Shqipëri nis në orën 20:45, por UEFA ka bërë një gafë të madhe në sajtin zyrtar të saj. Edhe pse ndeshja nuk ka nisur ende, në postimin e bërë nga vetë UEFA në sajtin e saj, raportohet për tre ndërhyrje të VAR-it dhe në dy prej tyre janë anullim golash.
Sigurisht që bëhet fjalë për një gabim teknik në sajtin zyrtar të UEFA-s dhe postimi është bërë aksidentalisht pa dashje, por në kohën e teknologjisë së sotme, asgjë nuk i shpëton syrit të publikut.
Ndeshja në të vërtetë nis në orën 20:45 dhe për kuqezinjtë nuk ka rrugë tjetër përveçse fitores, duke shpresuar që Anglia të fitojë ose të barazojë ndaj Serbisë.
