Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

13 Nëntor 2025 18:10 Telesport Shqipëria U-17 mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Europianit 2026 për këtë grupmoshë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije e gjithë skuadra do të jetë në dispozicion të trajnerit Fatjon Tafaj për ndeshjen e nesërme. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë u stërvitën me skuadrën. Ndeshja Shqipëri – Kroaci do të luhet nesër në ora 11:30 në stadiumin “Trate Nedelišće” dhe do të transmetohet live në FSHF Tv. Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndeshjen e parë kundër Holandës dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin 8.