Stadiumi “Wembley” në Londër do të presë finalen e Kampionatit Europian 2028, që do të luhet më 9 korrik. Turneu do të hapet më 9 qershor në “Cardiff Stadium”, në Uells. Kampionati do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, me 24 skuadra pjesëmarrëse dhe gjithsej 51 ndeshje.
Ndeshjet do të mbahen në nëntë stadiume të tetë qyteteve: Londër, Cardiff, Birmingham, Dublin, Glasgow, Liverpool, Manchester dhe Newcastle.
Ceremonia zyrtare e lançimit u zhvillua në Londër, me praninë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndërsa jashtë saj pati një protestë të vogël lidhur me përfshirjen e Izraelit në aktivitetet e UEFA-s.
Sipas një studimi të pavarur, Euro 2028 pritet të gjenerojë rreth 3.6 miliardë paund përfitime ekonomike për vendet pritëse.
UEFA ka konfirmuar se kombëtaret e Anglisë, Irlandës, Skocisë dhe Uellsit do të marrin pjesë në kualifikuese, me dy vende të garantuara për organizatorët në rast moskualifikimi.
Ndërkohë, shorti për fazën kualifikuese do të mbahet më 6 dhjetor 2026 në Belfast.
Euro 2028/ UEFA zbulon stadiumet
