Barcelona merr lajme të mira nga Pedri, “regjisori” katalanas djeg etapat e rikuperimit

Barcelona merr lajme të mira nga Pedri, “regjisori” katalanas djeg etapat e rikuperimit

13 Nëntor 2025 14:43 Alfred Lleshi Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv, rikthimi i Pedrit mund të ndodhë më herët se pritej. Sipas “AS”, mesfushori spanjoll mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Athletic Club më 22 nëntor, mbi dy javë përpara parashikimit fillestar. Rikuperimi i 22-vjeçarit po ecën me ritme të shkëlqyera dhe stafi mjekësor po shqyrton mundësinë që ai të rifillojë stërvitjen graduale që në fillim të javës së ardhshme. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për Barcelonën në prag të një periudhe vendimtare të sezonit, edhe pse kujdesi mbetet prioritet pas rikthimit të nxituar të Raphinha. Pedri u dëmtua në bicipsin femoral gjatë “El Clásico” (2-1) dhe fillimisht pritej të mungonte gjatë gjithë nëntorit, përfshirë sfidat ndaj Atletico Madridit dhe Chelsea....