Slot me sytë nga infermieria: Ata të dy do të jenë gati pas pushimit, Wirtz mund të luajë në disa pozicione

Slot me sytë nga infermieria: Ata të dy do të jenë gati pas pushimit, Wirtz mund të luajë në disa pozicione

13 Nëntor 2025 12:29 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, shpreson se pushimi 2-javor për shkak të kombëtareve do ta ndihmojë skuadrën që të rifitojë besimin e humbur pas një muaji zhgënjyes. Ai pret njëkohësisht edhe lajme të mira nga infermieria, për të rikuperuar disa futbollistë të dëmtuar. “Alisson me siguri do të kthehet në dispozicion për të luajtur pas pushimit të kombëtareve dhe pres që edhe Jeremie Frimpong të kthehet në grup. Nga ai moment do të luajmë pa ndërprerje nga nëntori deri në mars, ndaj kam nevojë për të gjithë lojtarët”, deklaroi Arne Slot. Më tej, trajneri holandez foli edhe për situatën në pjesën tjetër të skuadrës: “Andy Robertson filloi si titullar tre ndeshje në shtatë ditë. Më duhej ta largoja nga fusha...