Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Hamilton: Pas një viti me Ferrari ndjej se jam në një pozicion më të mirë për vitin 2026
Kampionati botëror për skuadrën Ferrari padyshim nuk shkoi ashtu siç shpresonte ekipi dhe Lewis Hamilton. Piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk priste të kalonte 21 gara i veshur me të kuqe pa pasur kurrë kënaqësinë e përfundimit në podium. “Ne nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që tani puna jonë është të përpiqemi të marrim rezultatet më të mira për të bërë më të mirën për konstruktorët“, pranoi Lewis Hamilton në një intervistë pas mbërritjes në vendlindje pas garës së Brazilit. “Askush nuk interesohet për pozicionin në kampionatin e pilotëve. Nuk më intereson të jem i pesti apo i gjashti apo diçka e tillë. Është më shumë e rëndësishme për ekipin të ruajmë vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve”, shtoi...