Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Hapoel merr frenat e Euroleague, triumfojnë Fenerbahce e Barcelona, bie sërish Real Madrid
Në mesjavë janë luajtur takimet e raundit të 10-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Hapoel tel Aviv udhëheq e vetme renditjen me rekordin 8 fitore e 2 humbje. Izraelitët fituan 114-89 ndaj Baskonia Gasteiz. Me nga 7 fitore ndodhen në vendin e dytë tri skuadra: Zalgiris Kaunas, Olimpiacos dhe Crvena Zvezda. Mjaft interesante sfida që nxori fitues ekipi grek, që mundi në Athinë me shifrat 95-78 pikërisht rivalët nga Lituania. Fitore në sekondën e fundit për Barcelona, që triumfoi 75-74 në Munih ndaj Bayern. Rikthehet te suksesi edhe ekipi kampion i Fenerbahce, që mundi 84-75 Maccabi tel Aviv, ndërsa Valencia fitoi 89-76 ndaj Real Madrid në derbin spanjoll. Euroleague-Raundi i 10-të Dubai Basketball – Crvena Zvezda, 102-86 Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv,...