Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

Me mision 3 pikët, Shqipëria është gati për takimin kundër Andorrës, një ndeshje e lehtë në letër, por jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, një “luks” që fut në mendime tekniku kuqezi në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë. Rikthimi i Ismajlit pas dëmtimit, mund të sjell një balotazh në qendër të mbrojtjes, por në çdo rast, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Ajetit, e ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë. Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha edhe në mesfushë, pavarësisht se Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, dy lojtarët e Lecces, po...