Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato
13 Nëntor 2025 11:11 Alfred Lleshi Gianni Rivera, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi momentin e vështirë të Italisë, me sfidat vendimtare ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë te dera: “Jemi në vështirësi, ndihem shumë keq për futbollin tonë. Do të doja ta shihja gjithmonë në nivel maksimal, fillimisht kombëtaren. Nuk them që Italia duhet të fitojë Botërorin, por të paktën të marrë pjesë. Në dy edicionet e fundit nuk ndodhi, shpresoj që këtë herë ta arrijmë”. Ai vuri në dukje se Gattuso ka rikthyer pak entuziazëm te lojtarët: “Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato. Shpresoj që Italia të bëjë mirë”. Për talentet e pakta italiane, Rivera tha se aktualisht nuk ka kampionë dhe kjo e bën të vështirë arritjen e rezultateve të rëndësishme. Ai kritikoi...