Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm
Faza play-off e Eliminatoreve të Botërorit 2026 është më afër se kurrë për Shqipërinë, e cila pas fitores në transfertë përballë Serbisë i duhet sot një tjetër tri pikësh larg “Air Alabania”-s. Këtë herë rivalja është Andorra, një ekip modest, por që bazon lojën në mbrojtje. Për këtë motiv formacioni i zgjedhur nga Sylvinho duhet që të jetë si i kujdesshëm në mbrojtje, por edhe i mprehtë në sulm për të gjetur sa më shpejt golin që do të zhbllokonte “këmbët” dhe emocionet e lojtarëve. Për këtë takim komisari teknik brazilian do të rreshtojë të tijtë me skemën 4-3-3. Në portë Strakosha është titullar i padiskutushëm ashtu siç janë edhe dy mbrojtësit e krahurt Hysaj dhe Mitaj. Ndërsa në qëndër Gjimshiti ende nuk di se...