13 Nëntor 2025
10:11
Alfred Lleshi
Gati 20 vite më vonë, një Zidane tjetër shkëlqeu në një Botëror. Nuk bëhet fjalë për Zinedine Zidane, por për Zidane Antonio Yáñez (lindur në New Jersey, 26 janar 2008). Sulmues i New York City, me baba kilian dhe nënë portorikane, ka përfaqësuar tri kombëtare, por përfundimisht zgjodhi Kilin, duke mbajtur fanellën me numrin 10 dhe lënë gjurmën e tij në Botërorin U-17.
‘Zidane i La Roja’ goditi traversën me një ‘vaselinë’ në barazimin 1-1 ndaj Ugandës, shënoi një gol dhe shkaktoi përjashtimin e Sahil Deo në fitoren 2-1 kundër Kanadasë. Megjithatë, Kili përfundoi i fundit i Grupit K me barazim të katërfishtë ndaj Francës, Kanadasë dhe Ugandës. Një gol më shumë do ta çonte në 16-she, ose madje si lider grupi.
Kurioziteti i kësaj historie? Emri i tij është një “homazh” ndaj Zinedine Zidane, siç pranoi babai i tij, Claudio: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit me emrin Zidane. Ai gjithashtu është madridist dhe e ndjek ekipin e bardhë gjithmonë”. Sikurse duket, një Zidane i ri është tashmë në futboll.
