Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“I respektoj trajnerët e mëparshëm, por me Ancelotti në kombëtare është një gjë krejt tjetër”
13 Nëntor 2025 8:47 Telesport “Shumë gjëra kanë ndryshuar. Mënyra e të menduarit, mënyra e punës. Pa ia hequr meritat trajnerit që ishte aty atëherë, por me Ancelotti në krye të kombëtares, gjërat janë ndryshe në kombëtare“. Është kjo deklarata e dhënë nga portieri i kombëtares braziliane Ederson para miqësores ndaj Senegal. Sipas tij, stërvitja nën drejtimin e Carlo Ancelotti si trajner është shumë intensive: “Në nivelin më të lartë të mundshëm“. Pra, është një histori krejt tjetër me trajnerin italian në stol. “Është një mënyrë tjetër për të parë një trajner kaq të suksesshëm që drejton ekipin. Kjo u shton shumë lojtarëve, sjell një mentalitet më fitues“, tha Ederson.