Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë
Këtë të enjte në orën 20:45 Shqipëria e futbollit mund të shkruajë historinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë me Sylvinhon në krye kanë shansin të sigurojnë një vend në play-off e Botërorit 2026. Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut. Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin. Sot të gjithë sytë e shqiptarëve...