Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Paralajmëron” Duka: Nesër është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni, ndaj Anglisë ndeshje luksi
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në një intervistë për gazetarin Alban Xhihani në TV Klan. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e vlerësoi përballjen e nesërme si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off. INTERVISTA E PLOTË:Ndeshja ndaj Andorrës? – Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet...