Ibra dëshiron Levandovskin te Milan, Tare ende pa përgjigje

Ibra dëshiron Levandovskin te Milan, Tare ende pa përgjigje

Një nga emrat që mund të ndezë tregun e transferimeve është sulmuesi i Barcelonës Robert Levandovski. Për polakun kontrata me Blaugranët skadon në qershor mirpo lajmet e lidhin që tani me Milan në Serie A. Kuqezinjtë po punojnë për të, pjesërisht me sugjerimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili po shtyn përpara për ardhjen e sulmuesit polak. Sipas Sky Sport CH, ka pasur kontakte midis rrethit të lojtarit dhe menaxhmentit të kuqezinjëve. Një faktor që luan në favor të AC Milan është agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, i cili gjithashtu merret me interesat e Kristopher Nkunku. Plani i AC Milan është t’i ofrojë Robert Levandovskit një kontratë dyvjeçare, deri në qershor 2028, për të demonstruar besimin e tyre tek ai. Vazhdo leximin