Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

12 Nëntor 2025 19:23 Telesport “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi falas i tre emrave të njohur. I pari në listë është portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kuqezi dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës. Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon. Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira...