E BUJSHME NGA SPANJA! Real Madrid do Haaland & Vitinha-n, e ka gati planin

12 Nëntor 2025

19:47

Telesport

Vera e ardhshme pritet të jetë shumë e “nxehtë” për Real Madridin përsa i përket merkatos. “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm.
Klubi madrilen kërkon Erling Haaland dhe Vitinha-n. Edhe pse transferimi i dy lojtarëve në fjalë mund të duket i pamundur, Real Madrid ka treguar që gjithmonë ia del të bëjë realitet dëshirat që ka pasur në merkato.
Sipas raportimit në fjalë, për të bërë të mundur transferimin e sulmuesit norvegjez dhe mesfushorit portugez, “Los Blancos” do të bëjnë një “spastrim” brenda ekipit aktual.
Së pari do të largohen Vinicius Junior dhe Rodrygo, nga shitja e tyre Real Madrid pret të përfitojë rreth 300 milionë euro. Së dyti do të largohen edhe lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso, si Dani Ceballos, Ferland Mendy etj.