Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Igli Tare po përgatit goditjen e madhe për janarin, një yll i klasit botëror drejt Milanit
12 Nëntor 2025 20:05 Telesport Milan duket se ka shumë seriozisht për transferimin e Robert Lewandowski-t gjatë merkatos së janarit. Sacha Tavolieri, por edhe shumë prej medieve italiane raportojnë se javën e ardhshme pritet një takim zyrtar mes Igli Tares dhe Pini Zahavi-t, agjentit të sulmuesit polak. Edhe pse dëshira e Lewandowsik-t është të vazhdojë ehde për një sezon tjetër te Barcelona, kjo gjë duket se nuk është miratuar nga drejtuesit e klubit katalanas, të cilët kanë plane të tjera për verën e ardhshme. Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të Lewandowski-t që në merkaton e janarit, duke qenë se i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni.