Media spanjolle “As”: Ja qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson!

Media spanjolle “As”: Ja qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson!

Pavarësisht humbjeve të fundit dhe formës, te Real Madrid nuk ka alarm për trajnerin spanjoll – por tensioni po rritet. Real Madrid nuk ka ndërmend ta shkarkojë Xabi Alonson, të paktën jo tani për tani. Kështu raporton gazeta prestigjioze spanjolle “AS”, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në media, sidomos pas një “sulmi të maskuar” nga mediat katalanase që mbështesin Barcelonën, të cilat kujtuan se Jurgen Klopp ishte zgjedhja e parë e presidentit Florentino Pérez për stolin madrilen. Pas disfatës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar dhe barazimit pa gola ndaj Rayo Vallecanos në LaLiga, dyshimet për performancën e skuadrës u rikthyen – sidomos pas humbjes 5-2 nga Atletico Madrid në shtator. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Real Madrid vazhdon të kryesojë La...