U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për …

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për …

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi këtë të martë në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore. Menjëherë pas këtij njoftimi, ka ardhur dhe reagimi i ministres Hajdari, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale se sapo ta ketë pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës, atëherë do të deklarohet më gjerësisht për mediat.“Të nderuar qytetarë, Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të...