Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Inter dhe Milan nuk gjejnë dot portier në Europë, por e gjejnë zgjidhjen tek… Al Nassr
11 Nëntor 2025 16:55 Telesport Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028, portieri brazilian Bento mund të largohet më shpejt nga Al-Nassr, madje që në merkaton e janarit. Lojtari ka mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit dhe po mendon largimin. Duke parë këtë situatë, duan të përfitojnë dy klubet e mëdha të Serie A, Inter dhe Milan. Duke qenë se Bento ka edhe pasaportë italiane transferimi i tij në Serie A do të ishte shumë i lehtë për të shmangur procedurat burokratike. Inter ka tentuar edhe më parë transferimin e Bento, që nga koha kur ai ishte pjesë e Atletico Paranaense. Klubi zikaltër e sheh atë si zëvendesuesin ideal të Yann Sommer. Nga ana tjetër, Milan e sheh Bento-n si pasuesin e Mike Maignan, pasi...