Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një herë, është Lamine Yamal. Këtë herë, thuhet se “kupa është mbushur dhe është derdhur”, saqë Federata ka vendosur përjashtimin e yllit katalanas të futbollit, nga ndeshjet e ‘La Roja’ kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë. Përjashtimi i 18-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një kontrolli të paautorizuar për një dëmtim pubik që iu nënshtrua numri 10 i Blaugranave dhe klubi nuk e ka informuar paraprakisht stafin mjekësor të ekipit kombëtar. “Shërbimet Mjekësore të RFEF dëshirojnë të shprehin habinë dhe zhgënjimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit zyrtar të kampit stërvitor të ekipit kombëtar, se lojtari Lamine Yamal...