“Një ditë do të kthehemi, edhe ju na mungoni”, nostalgjia e Theo Hernandez ndez tifozët e Milanit

11 Nëntor 2025

14:20

Alfred Lleshi

Pak ditë pas paraqitjes katastrofike të Pervis Estupinan në Parma, një postim në rrjetet sociale nga Zoe Cristofoli, partnerja e Theo Hernandez, shkaktoi nostalgji te tifozët e Milanit. Një tifoz i dërgoi mesazh në Instagram dhe përgjigjja e Zoe ndezi reagime të shumta: “Një ditë do të kthehemi, edhe ju na mungoni. Ka vende që do të mbeten gjithmonë shtëpi”.
Theo u largua për 25 milionë euro tek Al-Hilal pas 6 vitesh me kuqezinjtë, ku shënoi 34 gola dhe dha 45 asiste, duke thyer rekordin e Paolo Maldinit për një mbrojtës.
Tifozët kujtojnë akoma “shtegun e majtë” me Leao që në vitin 2022 çoi te fitimi i titullit të fundit. Largimi i tij dhe vështirësia e klubit për të gjetur një zëvendësues të denjë ka bërë që shumë tifozë të ëndërrojnë rikthimin e francezit në “San Siro”.