Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën gjatë luftës Christopher Hill ka folur lidhur me arsyet pse vendosi të bëhej dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit Luka Mishetiq, ambasadori Hill tha se nuk ka asnjë arsye të besojë që Thaçi ka marrë pjesë në krime lufte apo i ka urdhëruar ato.
“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh diplomati.
Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit./vizionplus.tv
