Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
De la Fuente kritikon Barcelonën për “pabesinë” me Yamal”: Nuk e kam përjetuar kurrë një situatë të tillë
11 Nëntor 2025 13:47 Alfred Lleshi Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares së Spanjës, ka reaguar pas lajmit se Lamine Yamal iu nënshtrua një trajtimi radiofrekuence për shqetësime në pubis, i cili kërkon 7–10 ditë pushim sipas rekomandimit mjekësor. Federata Spanjolle e Futbollit bëri të ditur se trajtimi i papritur surprizoi stafin mjekësor dhe teknik të ekipit kombëtar. “Sigurisht që u befasova. Askush nuk kishte informacion dhe kur ta tregojnë, mbetesh i habitur. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një çështje mjekësore”, – deklaroi De la Fuente. Trajneri iberik shtoi: “Ka procedura që ndodhin jashtë Federatës, por ajo që bëri Barcelona me Yamal nuk është shumë normale. Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë”. Si pasojë, Yamal është liruar nga grumbullimi për ndeshjet...