Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

Në Milano, në këtë rikthim të tij të dytë, Allegri po has në një problem të papritur, mungesën e një finalizuesi. Të papritur, pasi në letër, Allegri ka në dispozicion lojtarë si Gimenez apo Nkunku, por “hallet” e tij në sulm i kanë zgjidhur gjithnjë lojtarë si Leao apo Pulisic, dy golashënuesit më të mirë, të dy në kuotën e 4 golave. Në kushte të tilla, Igli Tare pritet të vihet në lëvizje për t’i vendosur në dispozicion një “bomber” të ri. Nga Italia, mediat bëjnë me dije se Tare po përpiqet këtë periudhë të “josh” Robert Lewandowski-n, sulmuesin e Barcelonës. Lewa futet në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026, dhe Barça nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i ofruar një rinovim, edhe pse...