Vizita në “Camp Nou”, si shenjë rikthimi… Ja si do të përshtatej Messi në Barcelonën e Flick

11 Nëntor 2025

9:59

Alfred Lleshi

Vizita surprizë e Leo Messit në “Spotify Camp Nou” dhe mesazhi i tij në rrjetet sociale kanë ringjallur ëndrrën e tifozëve të Barcelonës për një rikthim të mundshëm. Megjithatë, shumë faktorë e bëjnë të vështirë këtë rikthim. Marrëdhënia e Messit me presidentin Joan Laporta mbetet e tensionuar. Pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur situatën, pajtimi i plotë ende nuk ka ndodhur.

Nga ana sportive, Messi mund të luajë vetëm në dy pozicione te blaugranat; si “9 fals” apo si trekuartist, duke ripërshtatur rolet që ka me kombëtaren e tij. Me lojtarë si Lamine, Raphinha, Olmo, Fermín, Rashford dhe Ferran, ai mund të përshtatej lehtësisht në sulm. Një alternativë është pozicioni i trekuartistit, ku do të gjeneronte lojë për sulmuesit e tjerë dhe bashkëpunonte me Frenkie de Jong e Pedri.

Faktor në këtë rikthim do të bëhej Botërori 2026. Pushimi pas përfundimit të MLS do të lejonte një rikthim të kufizuar të tij. Megjithatë, logjika sugjeron se Messi nuk do të luajë më zyrtarisht për Barcelonën, por ëndrrat për një lamtumirë dinjitoze mbeten të gjalla.