Mbeti jashtë listës së Silvinjos, anësori zgjidhet në ekipin e javës së Superligës turke

Mbeti jashtë listës së Silvinjos, anësori zgjidhet në ekipin e javës së Superligës turke

Një nga emrat që vazhdon të mbetet jashtë listës së Kombëtares shqiptare, pa marrë kurrë ftesë nga trajneri Silvinjo edhe pse po luan rregullisht, është Arda Kurtulan. Futbollisti i cili ishte një emër i rregullt në radhët e përfaqësueses Shpresa, nuk ka marrë kurrë ftesë nga Silvinjo, ndonëse në dy vitet e fundit ka luajtur titullar fiks në Superligën turke dhe vazhdon të lërë shenjë me skuadrën e Goztepe, një prej surprizave të këtij edicioni në Turqi. Në fitoren 2-0 ndaj Kasimpasha në fundjavë, ai ishte një nga më të mirët në fushë dhe jo rastësisht është zgjedhur për paraqitjen e tij në formacionin ideal të javës në Superligën turke nga “SofaScore”. Një zgjedhje që nuk vjen nga vendimet e një eksperti, por thjesht nga...