E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi është e lidhur me fitimin e një titulli këtë sezon. Pavarësisht se ka një vit të mbetur në kontratën e tij, kërkesat e larta të klubit më të miri në botë e bëjnë këtë situatë realitet.
Fitimi i La Liga-s ose i Champions League do të siguronte vazhdimin e tij si trajner i ekipit të barsdhë. Megjithatë, nuk përjashtohet që Ancelotti mund të zgjedhë vetë ta përfundojë ciklin e tij te merenguesit. Mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit mbetet ende në tavolinë.
Interesi i përsëritur i Brazilit për Ancelottin sipas “El Chiringuito” vazhdon të jetë i pandryshuar. Pesë herë kampionët e botës u përpoqën ta kontratonin dy vite më parë si pasues të trajnerit Tite, madje besonin se marrëveshja ishte afër. Megjithatë, ata kuptuan që, nëse Real Madridi do t’i ofronte rinovim kontrate, Ancelotti do të preferonte të qëndronte te klubi i bardhë. Gjë që ndodhi, në fakt.
Tashmë mbi këtë çështje ka folur Ronaldo Nazario në “Charla Podcast”, duke zbuluar detaje të reja rreth mundësisë që italiani të kalonte në stolin e Brazilit. “Nëse Real Madridi do ta kishte lënë Ancelottin, ai do të kishte shkuar në Brazil, – komentoi “Fenomeni”. – Nuk ishte vetëm një fantazi, sepse kam ndihmuar vetë në këtë projekt.
Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madridi do ta kishte shkarkuar dhe ‘Carletto’ do të kishte shkuar të trajnonte Brazilin, por në fakt fitoi Ligën e Kampionëve dhe qëndroi për një vit tjetër. Atëherë nuk u lirua dot, Real Madridi nuk e lejoi të largohej”.
Florentino Pérez vendosi të vazhdojë me Carlo Ancelottin si trajner të Real Madridit, duke çuar në refuzim të ofertës braziliane.
Ancelotti në stolin e Brazilit nuk ishte vetëm fantazi…; Ronaldo zbulon si qëndron e vërteta
