Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ish-pronari i Formula 1 sulmon Luis Hamiltonin: Vlen vetëm për marketing
Luis Hamilton rikthehet në një nga vendet e tij të preferuara në botërorin e Formulës 1, në Çmimin e Madh të Brazilit. Piloti i Mercedesit gjithmonë është ndier si në shtëpinë e vet në Interlagos, madje ka edhe shtetësi simbolike braziliane. Pikërisht aty ai fitoi titullin dramatik të vitit 2008, që tani është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të ankesës së Felipe Masës, dhe ka dhuruar momente ikonike, si triumfi i vitit 2021 apo xhiroja e vitit 2024 me MekLaren-Honda të idhullit të tij, Airton Sena. Këtë herë, Hamilton ka nevojë më shumë se kurrë për një rikthim në një pistë ku gjithmonë ka shkëlqyer. Sezoni i tij 2025 nuk ka qenë aspak mbresëlënës: asnjë podium, vendi i gjashtë në renditje (me 146...