Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Rexhina nuk ka qenë as në spital dhe as në homazhe”/ Bashkëpunëtorja e afërt e Nanos rrëfen të vërtetën
Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, pasditen e 31 tetorit, një ndër lajmet që qarkulloi me shpejtësi në media ishte se ish-bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, kishte qëndruar pranë tij deri në momentet e fundit. Madje, disa media raportuan se ajo mori pjesë edhe në homazhet e mbajtura në Pallatin e Kongreseve të dielën paradite. Në fakt, Rexhina Nano nuk ishte pjesë e homazheve, dhe ky fakt është konfirmuar së fundmi edhe nga një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të ish-kryeministrit, ish-shefja e Kabinetit të tij, Saemira Pino. E ftuar në Vizion Plus, Pino hodhi poshtë zërat se Rexhina Nano ka qenë pranë ish-bashkëshortit në momentet e fundit të jetës së tij. Pino: Nuk ishte dhe mendoj se ishte një vendim i drejte për të...