“Tirana Slush’D”/ Fituesit e edicionit të dytë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki

“Tirana Slush’D”/ Fituesit e edicionit të dytë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Slush Helsinki

“Tirana Slush’D” përmbylli me sukses edicionin e dytë të saj, duke e kthyer kryeqytetin tonë në një qendër rajonale që promovon startup-et dhe krijon atyre ura bashkëpunimi me mentorë e investitorë ndërkombëtarë. Pas suksesit të parë, edicioni i dytë erdhi më i madh, më ambicioz dhe më i guximshëm. Organizuar nga B Limitless Agency, nën drejtimin e Boralda Minaj, në bashkëpunim me Enxhi Minaj dhe Tai Tran, ky event solli në Tiranë për herë të dytë shpirtin e Slush Helsinki, një nga skenat më të mëdha botërore të teknologjisë dhe inovacionit. Në këtë edicion morën pjesë mbi 50 startup-e nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe investitorë ndërkombëtarë nga Finlanda, Norvegjia, Holanda, Ballkani, Europa dhe Silicon Valley. Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë...