Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën apo raundin e katërt. Vëmendja padyshim do të jetë në “Anfield” dhe në “Parc des Princes”. Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Përsa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  evetme mund të quhet lënia në stol e Alexander Arnold dhe krahun e djathtë do ta mbulojë Federico Valverde. LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike. REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé. Një tjetër sfidë spektakolare pritet të jetë edhe ajo në Paris, ku do të ndeshen kampionia në fuqi e Europës, PSG, dhe...