Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, të gjithë sytë nga Edi Rama
Nga Lorenc Vangjeli Në një javë të çmendur politike e juridike, ngjarjet që kanë pasuar njëra-tjetrën, kanë rrjedhur më shpejt se logjika dhe kanë tejkaluar edhe fantazinë. Ato ju paraprinë pa paralajmërim anktheve më të errëta të maxhorancës dhe paranojave më të çmendura të opozitës. Hetimi për ballukun dhe Kushtetuesja për Veliajn rrëzojnë spiralen e errët të narrativës që e besojnë njëlloj si armiqtë e shumtë të paditur të kryeministrit, ashtu edhe miqtë e tij të paktë naivë. Sipas këtyre dy ekstremeve, që i bashkon një mit i rremë, Rama kontrollon të gjithë sistemin gjyqësor në Shqipëri. Goditja e parë ndaj kësaj bindjeje erdhi në ato pak minuta hyrjedalje nga SPAK të zëvendëskryeministres së hekurt Belinda Balluku që morri statusin e të pandehurës në çështjen...