Bayern i fiksuar pas Camavinga-s, ofertë e frikshme e bavarezëve për yllin francez të Realit

14 Prill 2025

18:07

Telesport

Eduardo Camavinga është rritur shumë si lojtar pas transferimit te Reali, duke mbuluar mjaft mirë disa pozicione në mesfushë, duke treguar karakter dhe komptencë në rolin e tij.
Megjithatë, e ardhmja e tij në Madridmund të jetë e pasigurt. Mesfushori francez ka ngjallur interesim të madh nga Bayern Munich, i cili thuhet se po përgatit një ofertë afër 100 milionë eurosh për të bindur Realin për të lënë të lirë mesfushorin francez.
Edhe pse Camavinga ka besimin e plotë të Ancelotti-t dhe stafit teknik, drejtuesit e Realit nuk e fshehin dot se janë të joshur nga një ofertë e tillë.
Camavinga, nga ana e tij, nuk ka treguar asnjëherë shenja për t’u larguar nga Madridi, por interesimi i Bayernit dhe mundësia për të drejtuar një projekt të ri mund ta bëjë atë të ndryshojë mendim.